Mendes dhe Barca punuan tërë ditën për transferimin e Bernardo – lëvizja u pengua pasi s’pati largime
Barcelona nuk arriti të bënte lëvizjen e madhe sonte në orët e fundit të merkatos, për Bernardo Silva. Skuadra katalane thuhet të ketë tentuar deri në fund për transferimin e portugezit Bernardo Silva, por në fund s’arritën marrëveshje. Gerard Romero bën të ditur se Barca dhe Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, punuan gjatë gjithë ditës…
Sport
Barcelona nuk arriti të bënte lëvizjen e madhe sonte në orët e fundit të merkatos, për Bernardo Silva.
Skuadra katalane thuhet të ketë tentuar deri në fund për transferimin e portugezit Bernardo Silva, por në fund s’arritën marrëveshje.
Gerard Romero bën të ditur se Barca dhe Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, punuan gjatë gjithë ditës për të kompletuar këtë transferim, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Barca s’arriti të largonte kartonin e Memphis Depay dhe kjo pamundësoi finalizimin e marrëveshjes.
Kishte një periudhë gjatë ditës ku Barca kishte besim maksimal se lëvizja do të bëhej.
Tani, gjithçka është e mbyllur. /Lajmi.net/