Menaxhimi i epokës së përçarjes

Parashikimet e guximshme të bazuara në intuitë janë rrallë herë ide të mira. Margaret Thatcher, si Sekretare e Arsimit në vitin 1973, në mënyrë të shkëlqyeshme pati deklaruar se Britania e Madhe nuk do të ketë një grua kryeministre në gjithë jetën e saj. Presidenti i kompanisë “IBM”, Thomas J. Watson, pati deklaruar në vitin 1943 se ekzistonte “një treg botërorë për ndoshta pesë kompjuterë”. Dhe kur filmat me zë u shfaqën në vitin 1927, pronari i kompanisë filmike “Warner Brothers”, Harry Warner, kishte pyetur, “kush dreqin dëshiron të dëgjojë aktorët duke biseduar?”.

Opinion

08/06/2015 16:08

Në kohën kur katër forcat e mëdha janë duke përçarë ekonominë globale, dhe duke ngulfatur shumicën e supozimeve tona, deklarimet e tilla në të ardhmen, të formësuara nga intuita e bazuar në të kaluarën, ka më shumë gjasa të jenë të gabuara.

Secila nga këto katër “përçarje të mëdha” transformohen në vete, dhe të gjitha ato sqarojnë efektet e të tjerëve, duke prodhuar kështu ndryshime themelore dhe të paparashikueshme në një shkallë që bota deri më sot nuk e ka parë – dhe kjo do të dëshmonte se intuitat tona janë të gabuara.

Përçarja e parë e madhe është kalimi i aktivitetit ekonomik në zhvillimin e tregut të qyteteve. Së fundmi kur 2000 nga 95 për qind e Pasurisë Globale, 500 prej tyre ishin vendosur në selitë e ekonomive të zhvilluara. Deri në vitin 2025, gati gjysma e Pasurisë Globale, 500 kompani do të vendosen tek vendet në zhvillim.

Qytetet janë në pararojë të këtij ndryshimi. Gati gjysma e rritjes së GDP-së globale nga vitet 2010-2025, do të vijnë nga 440 qytete me zhvillim të tregut, shumica prej të cilave drejtuesit perëndimorë mund të mos dinë për ekzistencën e tyre. Ekzistojnë vende si Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit me një GDP që është praktikisht e njëjtë në nivelin e sotëm me atë të Stokholmit – dhe mund të jetë e barabartë me gjithë Suedinë deri në vitin 2025.

Përçarja e dytë e madhe është përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike. Derisa teknologjia gjithmonë ka qenë transformuese, ndikimi i saj tani është kudo, dhe me teknologji mobile dhe digjitale përshtatshmëria është në një shkallë të paparë. Janë dashur më shumë se 50 vite që kur u shpik telefoni i parë, që ai të arrijë në gjysmën e shtëpive të amerikanëve, por jo edhe me telefonat celularë, të cilët për 20 vite u shpërndan në 3 për qind të popullsisë në mbarë botën. Facebook kishte gjashtë milion përdorues në vitin 2006, ndërsa sot ka 1.4 miliard.

Interneti mobil premton progres ekonomik për miliarda qytetarë që kanë për synim zhvillimin ekonomik me shpejtësi, që përndryshe do të ishte e paimagjinueshme. Dhe kjo gjë i jep sipërmarrësve një shans më të madh të konkurrojnë me firmat e themeluara. Por ndryshimet teknologjike gjithashtu bartin rreziqe, sidomos për punëtorët që humbin vendet e tyre të punës falë automatizmit ose mungesës së aftësive për të punuar në fusha të avancuara të teknologjisë.

Përçarja e tretë është demografike. Për herë të parë në shekuj, popullsia jonë mund të ngjitet në pjesët më të mëdha të botës. Në të vërtetë, plakja e popullsisë, e cila ka qenë e dukshme në botën e zhvilluar për disa kohë, tani është përhapur në Kinë dhe së shpejti do të arrijë në Amerikën Latine.

Tridhjetë vjet më parë, vetëm disa vende të popullsisë botërore kishin normat e fertilitetit nën normat e zëvendësimit të 2.1 të fëmijëve për një grua. Në vitin 2013, rreth 60 për qind e popullsisë së botës ka jetuar në vende me norma nën-zëvendësuese të fertilitetit. Derisa është duke u rritur numri i punëtorëve të moshuar, presioni është duke u ndërtuar mbi forcën e punës, të ardhurat nga taksat, nevojat për ti shërbyer borxhit të qeverisë, financimit të shërbimeve publike dhe sistemet e pensioneve, që janë pakësuar.

Përçarja e  fundit është ndërlidhshmëria në rritje e botës, me mallra, kapital, njerëz, dhe informacione që rrjedhin gjithnjë e më lehtë përtej kufijve. Jo shumë kohë më parë, lidhjet ndërkombëtare kanë ekzistuar kryesisht përmes shpërndarësve të mëdhenj tregtarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, kurse tani uebi është i ndërlikuar dhe zvarritës. Flukset e kapitalit në mesin e ekonomive në zhvillim janë dyfishuar në vetëm dhjetë vjet, dhe më shumë se një miliard njerëz kanë kaluar kufijtë në vitin 2009, më shumë se pesë herë sesa në vitin 1980.

Sfidat që rezultojnë një mori të konkurrentëve të rinj dhe të papritur, luhatshmëria që rrjedh nga vendet e largëta, dhe zhdukja e punëve lokale, tashmë po trondit punëtorët dhe kompanitë. Sigurisht, kjo ndërlidhshmëri gjithashtu ofron mundësi të rëndësishme, por një paragjykim drejt të njohurës po pengon aftësinë e punëtorëve, firmave dhe madje qeveritë, që të shfrytëzojnë rastin e tyre.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për kompanitë. Sipas hulumtimit të McKinsey, nga viti 1990-2005, kompanitë amerikane pothuajse gjithmonë alokuan burimet në bazë të së kaluarës, e jo në bazë të mundësive të së ardhmes. Firmat që dorëzohen ndaj inercisë së tillë sigurisht se do të fundosen, sesa që do të arrijnë të qëndrojnë mbi ujë duke notuar, në një ekonomi të re globale.

Megjithatë, disa firma do to përshtaten, duke përfituar nga mundësitë e papara që të mbeten të shkathëta. Në vend se të thonë, ndërtimi i një shtabi të ri, marrja me qira e dyqaneve apo blerja e restoranteve, kërkesë tradicionale që kërkon shuma të mëdha të kapitalit, ata mund të hapin një zyrë për shitjen e satelitëve, krijojnë dyqane online, apo të lansojnë një kamion me ushqim. Fleksibiliteti dhe reagimi do tu mundësojë firmave të tilla të lulëzojnë.

Ritmi dhe shkalla e transformimit aktual ekonomik padyshim që është e frikshme. Por ekzistojnë shumë arsye për optimizëm. Pabarazia mund të jetë në rritje brenda shteteve, por ka rënë në mënyrë drastike në mesin e tyre. Gati një miliard njerëz janë nxjerrë nga varfëria ekstreme gjatë viteve 1999-2010, dhe tre miliard tjerë do ti bashkohen klasës së mesme globale gjatë dy dekadave të ardhshme.

Në vitin 1930, në kulmin e Depresionit të Madh, John Maynard Keynes, pati deklaruar se standardi i jetesës në “ekonomitë progresive” do të rritet për 4-8 herë gjatë 100 viteve të mëvonshme. Parashikimi i tij, i cili në atë kohë ishte konsideruar si Pollyannish, që ka dalë të jetë i saktë, me përmirësimin e mundshëm për të qenë në krye të vargjeve të tij të parashikuara.

Keynes, për dallim nga shumica e bashkëkohësve të tij, ka njohur forcën e punës në ekonomi, duke arsyetuar të menduarit e tij, dhe ç’është më e rëndësishmja nuk kishte frikë të jetë optimist. Por edhe ne duhet të veprojmë njëjtë.

(Nga Richard Dobbs, James Manyika, dhe Jonathan Woetzel – Përgatiti në shqip: lajmi.net)