Menaxheri Solskjaer tregon se kur ylli i tyre i ri mund të debutojë

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka lavdëruar Amad Diallon duke thënë se ka zhvilluar një seancë stërvitore shumë të mirë.

Sport

19/01/2021 19:33

18 vjeçari u transferua nga Atalanta në Old Trafford, marrëveshje e cila ishte bërë në tetor të vitit të kaluar.

Diallo nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Atlantas këtë sezon, ai u inkuadrua vetëm nga banka rezervë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Solskjaer është impresionuar se si sulmuesi është përshtatur kaq shpejt me skuadrën dhe ai mund të jetë në formacion pas një muaji.

“Ai mund të pranojë shumë mirë topin, ka pasur momente të mira në seancat stërvitore dhe po bën madje një ndryshim në skuadër, gjë që është për t’u veçuar”, përfundoi menaxheri i Djajve të Kuq./Lajmi.net/