Menaxheri i Lautaros tregon nëse do të transferohet te Barcelona

Lautaro Martinez nuk pritet të largohet nga Inter për t'u transferuar te Barcelona.

Sport

12/09/2019 15:46

Beto Yaque, menaxher i Lautaro Martinez ka bërë të ditur se klienti i tij nuk planifikon të largohet nga Inter.

Martinez së fundmi ishte përmendur si objektiv i Barcelonës për partner të ri me Lionel Messin.

Por, Yaque ka theksuar se Martinez është i lumtur në Milano.

“Më është kërkuar nëse do t’i pëlqente Lautaros të luajë me Messin. Sigurisht se jam përgjigjur me po”, theksoi ai për “FcInterNews.it”, transmeton lajmi.net.

“Më thoni ju nëse ekziston dikush në botë që nuk dëshiron të jetë në ekip me Messin? Nuk mendoj se po. Unë jam i lumtur që luajnë së bashku te Argjentina por dua të theksoj se Lautaro nuk do të transferohet te Barcelona. Kam qenë i keqinterpretuar”, theksoi ai. /Lajmi.net/