Menaxheri i Dembeles niset për në Itali, afër transferimi në Serie A?

7:04 | 13 Qershor 2018

Moussa Dembele mund të largohet nga Tottenham duke u transferuar në Serie A.

Në pritje të Emre Can, Juventus ka shfaqur interesim për një mesfushor të ri.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se skuadra kampione kërkon mesfushorin e Tottenhamit, Moussa Dembele.

Kurse, menaxheri i tij së shpejti do të mbërrijë për bisedime në Itali.

Palët kanë zhvilluar kontaktet e para dhe së shpejti mund të ndodhë një takim për të mësuar çmimin e kartonit të tij, formulën e pagesës dhe detajet e tjera, përcjell “lajmi.net”.

Juventus dëshiron ta mësojë nëse ka bazë të negociatave andaj në rast të ndonjë largimi ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Dembele. /Lajmi.net/