Memushaj: Nuk e merituam humbjen, barazimi rezultati më i drejtë

Ledian Memushaj ka dhënë komentet e tij pas humbjes kundër Turqisë.

Sport

11/10/2019 23:02

Shqipëria ka lëshuar nga dora ndeshjen kundër Turqisë vetëm në minutat e fundit, pas një gabimi të Thomas Strakoshas.

Pas ndeshjes është shprehur Memushaj, i cili ka shprehur besimin se meritonin së paku barazimin.

“Nuk e meritonim të humbisnim. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Patëm rastet tona, duhet ti shfrytëzonim më mirë. Mungoi vetëm futja e topit në portë” tha fillimisht Memushaj, përcjell lajmi.net.

“E dinim që ishte ndeshje e rëndësishme, dhe normale që ka qenë tension. Në minutat e fundit patëm raste, kur nuk bëmë golin, pastaj e pësuam. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet që gjërat negative ti bëjmë pozitive. Kualifikimi është i vështirë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të shikojmë në fund”, u shpreh tutje mesfushori. /Lajmi.net/