Memli Krasniqi takohet me ambasadorin e ri të Italisë: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi ka njoftuar se sot e ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Në postimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar lartë rolin e Italisë për Kosovën, nga çlirimi i vendit, tek shtetëndërtimi dhe në rrugën drejt BE-së, shkruan lajmi.net I pari i…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi ka njoftuar se sot e ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në postimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar lartë rolin e Italisë për Kosovën, nga çlirimi i vendit, tek shtetëndërtimi dhe në rrugën drejt BE-së, shkruan lajmi.net
I pari i PDK-së njoftoi se në takim është biseduar edhe për situatën aktuale në vend, duke theksuar se Kosova ka nevojë urgjente që të dalë nga bllokada.
Ai shtoi se qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës – në çlirim, në shtetndërtim dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Këtë miqësi e vlerësojmë thellësisht dhe duam ta forcojmë më tej.
Me ambasadorin biseduam edhe për situatën aktuale politike në vend. Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme.
PDK ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim – me të gjithë faktorët vendorë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë – për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë./lajmi.net/