Memli Krasniqi, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës? (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi mund të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2018.

Lajme

07/12/2016 20:50

Emri i Krasniqit është përfolur si një prej personaliteteve më të pranueshëm për kryeqytetasit, dhe kjo madje është pohuar edhe në disa sondazhe.

Vet Memli Krasniqi nuk e ka mohuar mundësin për të qenë kandidat i parties, por as nuk ka dashur ta pranojë atë.

Në emisionin “Republika” me Dardan Gashin Krasniqi ka thënë se ai nuk e ka menduar këtë mundësi dhe se më shumë është për jo, se sa për po, por megjithatë ai ka thënë se ka interes të veqantë për Prishtinën dhe nuk u ik obligimeve të partisë dhe punëve të mëdha.

YouTube player