Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Krasniqi jep dorëheqje nga drejtimi i PDK-së, pas zhvillimeve të fundit dhe diskutimeve me bashkëpunëtorët në parti. Krasniqi largohet nga ky post drejtues në PDK, pas një mandati prej 5 vitesh. Krasniqi kishte marrë…

Lajme

12/11/2025 15:18

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Krasniqi jep dorëheqje nga drejtimi i PDK-së, pas zhvillimeve të fundit dhe diskutimeve me bashkëpunëtorët në parti.

Krasniqi largohet nga ky post drejtues në PDK, pas një mandati prej 5 vitesh.

Krasniqi kishte marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në qershor të vitit 2021, kurse ishte rikonfirmuar si Kryetar i PDK-së më 21 qershor të vitit 2025, në Konventën e Përgjithshme të PDK-së.

Dorëheqja e Krasniqit vie në një moment shumë të rëndësishëm politik në mbarë vendin.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit lokale, PDK-ja doli se ka nën drejtim gjashtë komuna duke humbur udhëheqjen e shumë prej komunave që kishte ndër vite.

Sipas informacioneve pas pakënaqësive në lidhje me rezultatet e arritura, në koordinim me anëtarët e tjerë të partisë është marrë vendim që Memli Krasniqi të liroj këtë pozitë drejtuese në PDK.

Pas ndryshimeve të shumta anembanë vendit në kuadrin politik, Krasniqi vendosi që të jap dorëheqje nga një prej partive më të rëndësishme politike në Kosovë.

Vendimi për dorëheqjen e tij erdhi pas diskutimeve të bëra në kuadër të kryesisë së partisë./Lajmi.net/