Memli Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në asnjë formë me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar qeverinë. Kreu i PDK-së ishte i bindur në përgjigjen e tij. Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk ka asnjë lidhshmëri me LVV-në. “Jo, nuk shkojmë në kooalicion pikë. Nuk na…

Lajme

27/02/2025 21:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në asnjë formë me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar qeverinë.

Kreu i PDK-së ishte i bindur në përgjigjen e tij.

Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk ka asnjë lidhshmëri me LVV-në.

“Jo, nuk shkojmë në kooalicion pikë. Nuk na lidh asgjë. Nuk kemi pika që do të na bënin bashkë. Edhe Bedri Hamza e ka bërë të qartë. Nuk ka kooalicion në asnjë formë me VV”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus, transmeton lajmi.net