Memli Krasniqi dhe Fadil Vokrri takim me Blatterin
Data 5 nëntor pritet të jetë një ditë e madhe për sportin tonë, pasi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të takohet me presidentin e FIFA-së, Sepp Blatterin.
Sport
Fadil Vokrri dhe Memli Krasniqi më 5 nëntor do të takohen me presidentin e FIFA-së Sepp Blatterin.
Takimi në fjalë do të mbahet në zyrën e Sepp Blatterit dhe besohet se do të fillojë në orën 10:30.
Temë në këtë takim do të jetë pranimi i Kosovës në shtëpitë e futbollit, si UEFA dhe FIFA, ose më saktësisht të themi ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar.