Memli Krasniqi: Amaneti i heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu vazhdon të jetojë në veprën tonë
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 36 vjetorin e rënies së tyre, duke nderuar kështu kontributin dhe sakrificat e tyre për lirinë e Kosovës. Në një postim pas homazheve, Krasniqi tha se kjo vizitë nuk ishte thjesht për të vendosur lule, por…
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 36 vjetorin e rënies së tyre, duke nderuar kështu kontributin dhe sakrificat e tyre për lirinë e Kosovës.
Në një postim pas homazheve, Krasniqi tha se kjo vizitë nuk ishte thjesht për të vendosur lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i dy heronjve të rënë vazhdon të jetojë në kujtesën e popullit dhe në veprën e atyre që besojnë në idealet për një Kosovë të lirë dhe të zhvilluar.
“Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar. Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë. Ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja. Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Krasniqi.