Melo dënohet për Twitter

Mesfushori i Galatasarayt, Felipe Melo është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak se ripublikoi postimin e një tifozi në Tëitter i cili e kishte fyer presidentin e rivalit, Fenerbahce, Aziz Yildrim.

Sport

13/09/2014 15:40

Felipe Melo ka hyrë në histori të futbollit, digjital.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se mesfushori i Galatasarayt është dënuar me dy ndeshje moslojë nga komisioni disiplinor i Federatës turke të futbollit, për shkak se e kishte përcjell postimin e një tifozi në rrjetin social Twitter, ku ai e kishte fyer ashpër presidentin e Fenerhbahces, Azizi Yildrim.

Kjo e Melos nuk është pezullimi i parë për faj të një postimi të rrjetit social, mirëpo i pari i tij në listën e arsyeve të ndryshme përfshirë sjellje të dhunshme në fushë nga futbollisti që asnjëherë nuk i qëndron larg problemeve.