Meliza Haradinaj-Stublla kërkoi rinumërim të votave, por PZAP ia refuzon ankesën

Kandidatët për deputetë nga subjektet e ndryshme politike kanë pasur të drejtën për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lajme

08/03/2021 11:01

Pas trajtimit të këtyre ankesave, PZAP tashmë ka filluar me publikimin e vendimeve për kandidatët për deputetë.

Në mesin e publikimeve është edhe vendimi për kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

PZAP ka refuzuar ankesnë e bërë nga Haradinaj-Stbulla, e cila pretendonte për parregullsi në numërimin e votave për të në komunën e Dragashit, transmeton lajmi.net.

Në këtë ankesë Haradinaj-Stublla kërkoi rinumërimin e votave në fshatrat Zaplluzhë dhe Shajmë, por që PZAP nuk e pranoi këtë ankesë.

Duhet përkujtuar që kryediplomatja Haradinaj-Stublla së fundi ishte në krye të të gjitha lajmeve në vend, për shkak të publikimit të një video-incizimi përmes së cilës u dyshua se bashkëshorti i saj, Dardan Stublla pagoi mijëra euro në mënyrë që asaj t’i mundësohej grumbullimi sa më i madh i votave.

Kësisoj nga Komisioni Qendror Zgjedhor mbrëmë kanë deklaruar për lajmi.net se janë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit lidhur me këtë rast./Lajmi.net/