Meliza Haradinaj: Çmimi i sakrificës është i vogël ndaj madhështisë së atdheut!

Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetveten në përpjekjet afatgjata për konsolidimin dhe forcimin e shtetit dhe shoqërisë, për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme shtetërore, për pavarësimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Lajme

23/12/2017 17:55

“Edhe qëndrimi konsistent ndaj Gjykatës Speciale është vazhdimësi e këtyre përpjekjeve. Dje, sot, e nesër do të qëndrojmë besnik ndaj vlerave të cilat i ndërtuam në kohëra të vështira. Kosova do të jetë e fortë të qëndrojë vertikalisht në këmbët e saj”, thotë ajo.

Sipas saj, çmimi i sakrificës është i vogël ndaj madhështisë së atdheut! /Lajmi.net/