Melisa e merr seriozisht muzikën, paralajmëron këngën e re

Melisa po vjen me këngë të re.

ShowBiz

21/04/2021 15:54

Melisa Lleshi u bë e famshme nga pjesëmarrja në emisionin e dashurisë “Përputhen”, ndërsa para pak kohe debutoi në muzikë, shkruan lajmi.net.

“U kry”, titullohet kënga e parë e saj, e cila është pëlqyer nga publiku, ndërsa ajo nuk u ndal me kaq dhe paralajmëroi këngën e re.

Melisa fillimisht publikoi pamje nga studio muzikore, ku tregoi se po përgatit këngën e re me Unix Music, kurse më pastaj ndau foto nga videoklipi.

“E ti a mdon A?”, shkruan Melisa, duke etiketuar si bashkëpunëtorë Irkenc Hykën, Mixey dhe Imagine Films.

Kujtojmë se kënga e parë e ish-konkurrentes së “Përputhen” numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player