Melisa drejtuar Xhulit: Të garantoj me qetësinë maksimale se do të jem gjatë këtu, e ti do biesh poshtë

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, vëmendje iu dha debatit të ashpër në mes të Xhulit dhe Melisës, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar konkurrenten e saj, se “i kishte dhënë të pijë krem gatimi në vend të qumështit”. Në debatin e vazhduar edhe në natën Prime, Melisa…

ShowBiz

03/02/2023 23:09

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, vëmendje iu dha debatit të ashpër në mes të Xhulit dhe Melisës, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar konkurrenten e saj, se “i kishte dhënë të pijë krem gatimi në vend të qumështit”.

Në debatin e vazhduar edhe në natën Prime, Melisa në një formë ka thënë se Xhuli “do të eliminohet para saj”.

“Më bëhet qejfi ku mund të dalë gabim Juliana Nuri nuk preken. Pavarësisht kësaj, do të jem shumë gjatë këtu. Të garantoj me qetësinë maksimale, se ti do të biesh poshtë dhe unë s’do të bie poshtë”, ka thënë Melisa pos tjerash.