Melinda Ademi tregon se çka i tha Nicki Minaj: Më tha rrotullohu, më pëlqejnë të pasmet e tua

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

ShowBiz

28/11/2021 22:57

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e saj, ndërsa si të parën ka cekur atë të vitit 2013, kur ishte paraqitur në “American Idol”.

Melinda kishte marrë pjesë si shumë e re në spektaklin e talenteve të rinj në ShBA, ku kishte interpretuar para emrave të famshëm në juri si: Nicki Minaj, Jennifer Lopez dhe Mariah Carey.

E pyetur nga moderatorja se si ishte të ndodhej para tyre, reperja Ademi e përshkroi përvojën si “të mrekullueshme”, gjersa ceku një detaj interesant që ia kishte thënë Nicki.

YouTube player

“Ka qenë shumë interesant, sepse ajo më tha: ‘Shumë po më pëlqen veshja jote, a mund të rrotullohesh’, dhe kur jam rrotulluar më ka thënë: ‘Oh, të pasme të mira’”, ka thënë mes të qeshura Melinda.

Tutje, reperja e hitit “Mëkatare” ka folur edhe për vështirësitë e marrjes së vendimit për të lënë Amerikën për Kosovën.

Ajo u shpreh se gjithçka ia vlejti pas suksesit dhe famës që gëzoi këtu, por që largimi nga familja ishte vërtet i vështirë.