Melihate Qena fituese e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit
Ministria e Kulturës, sot i ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit, aktores Melihate Qena.

Lajme
Aktores së njohur kosovare çmimi i është ndarë nga vetë ministri Kujtim Shala.
Ai ka thënë se komisioni ka vendosur unanimisht që çmimi t’i ndahet aktores Qena, sidomos për kontributin e saj në skenën e teatrit për fëmijë.
Çmimi i ndarë aktores Qena ka vlerën 5 mijë euro. (lajmi.net)