Meksikë, gjendet një varr masiv

Autoritetet në Meksikë kanë gjetur më shumë se 30 trupa në një varrezë masive në lindje të shtetit Veracruz.

Bota

19/06/2014 13:03

Ende nuk dihet se pse kanë ndodhur këto vrasje, por se zyrtarët policorë paralajmërojnë se numri i trupave të vdekur mund të rritet.

Kjo zonë në vitet e fundit është përballur me një luftë të përgjakshme në mes të bandave të drogës.

Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore kalojnë nga një shtet në tjetrin për çdo vit, ku destinacioni i tyre i fundit është SHBA-ja. Dhuna e lidhur me bandat e drogës në Meksikë ka lënë më shumë se 85 mijë persona të vdekur, që prej vitit 2007.

Një zyrtarë i ushtrisë ka thënë se në këtë varrezë masive janë gjetur 24 trupa të meshkujve dhe 7 femra. Më herët, prokurorët kanë thënë se numri i përgjithshëm i viktimave është 28.

kjo varrezë masive është zbuluar pas një thirrje anonime nga një fermë aty pranë kufirit me shtetin e Oaxaca.

Përderisa pjesëtarët e marinës po e ruajnë këtë zonë, hetuesit janë duke gjetur më shumë trupa të pajetë, ku pastaj ato po dërgohen për identifikim.

Në vitet e fundit, autoritetet meksikane kanë gjetur një numër të madh të varrezave masive, me qindra trupa të pajetë, të cilët dyshohen të kenë qenë viktima të bandave të drogës, të cilët kanë luftuar për të marrë më shumë territor dhe për të marrë më shumë pushtet.

Disa prej varrezave masive, madje kanë pasur viktima të cilët kanë refuzuar që t’u bashkohen bandave kriminale.