Meksika mposht Korenë Jugore, avancon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Meksika arrin në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike "Tokyo 2020".

Sport

31/07/2021 15:17

Meksikanët do të kenë përballë Brazilin në kuadër të gjysmëfinales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, transmeton lajmi.net.

Në çerekfinale ata patën përballë Korenë Jugore në një ndeshje me shumë gola dhe spektakël.

Martin shënoi në min 12′ për Meksikën, ndërsa Lee Dong-Gyeong barazoi shifrat 20′.

Mirëpo meksikanët reaguan menjëherë me dy gola, Romo 30′ dhe Cordova 39′ i dhanë avantazhin skuadrës në pjesën e parë.

Pjesa e dytë pati gjithashtu gola, Lee Dong-Gyeong shënoi golin e dytë në min 51′, por meksikanët reaguan edhe një herë me tre gola.

Martin shënoi në min 54′ i ndjekur nga Cordova 63′ dhe Aguirre 84′ .

Golin e tretë për Korenë e shënoi  Hwang Ui-Jo në min 90+1′.

Rezultati përfundimtar, Korea Jugore 3-6 Meksika./Lajmi.net/