Mëkat: Sulmuesit të Portos ia mohoi supergolin me “gërshërë” pozita jashtë loje ndaj Barcelonës

Fitore të vështirë por me vlerë të madhe ka marrë Barcelona në udhëtim te Porto, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Barcelona triumfoi 0:1 kundër Portos në Portugali me golin e Torres në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, shkruan lajmi.net. Në fakt, ekipi portugez arriti njëherë të dërgonte topin në rrjetë me…

Sport

04/10/2023 23:45

Fitore të vështirë por me vlerë të madhe ka marrë Barcelona në udhëtim te Porto, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona triumfoi 0:1 kundër Portos në Portugali me golin e Torres në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Në fakt, ekipi portugez arriti njëherë të dërgonte topin në rrjetë me anë të sulmuesit iranian Taremi, i cili shënoi supergol në stilin “gërshërë”, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i anuluar i Taremit u shënua tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Barça është e para në Grupin H me gjashtë pikë, tri më shumë se Porto një vend më pak./Lajmi.net/