Meireles, gishtat e mesëm për gjyqtarin serb

Raul Meireles ia tregoi gishtat e mesëm gjyqtarit serb Milorad Mazic, i cili përjashtoi qendërmbrojtësin e Portugalisë, Pepe, në humbjen nga Gjermania në Grupin G të Kampionatin botëror.

Sport

16/06/2014 21:11

Raul Meireles nuk e priti mirë përjashtimin e bashkëlojtarit të tij, Pepe, në humbjen 4:0 nga Gjermania në kuadër të Grupit G në Kampionatin botëror.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një përplasje me sulmuesin gjerman Thomas Muller.

Dhe, derisa gjyqtari serb Milorad Mazic e skuqi Pepen, Meireles prapa shpinës ia tregoi gishtërinjtë e mesëm të dyja duarve.

Gjesti i mesfushorit nuk u vërejt nga Mazic, por ai u zu nga kamerat televizive.

Mbetet të shihet nëse Meireles do të suspendohet për gjestin e tij.