Mehmeti: Maqedonisë i duhet një qeveri teknike me kryeministër shqiptar

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka dalë me një propozim prej disa pikash për tejkalimin e krizës aktuale politike në Maqedoni. Pika kryesore e kësaj kërkese është formimi i një qeverie teknike me kryeministër shqiptar. Mehmeti për momentin gjendet në Washington, kurse propozimin e vet e ka shpalosur në Facebook

Lajme

11/03/2015 20:29

Propozimin e deputetes Mehmeti e ka publikuar Lajmpress.

Nje qeveri gjithperfshirese me nje kryeminister shqiptar do te kishte nje mandat me te zgjeruar funksionimi: detyra e pare e saj do te ishte zgjidhja e ceshtjes se emrit; e dyta, organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike, dhe, e treta, garantimi i tranzicionit paqesor gjate vakumit institucional.

Qeveria me kryeminsitrin shqiptar urgjentisht do ta rikthente ne agjenden politike implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe do te caktonte afat kohor per realizimin e plote ne leter dhe ne fryme te dispozitave te saj. Marreveshja e Ohrit eshte garanca per te ardhmen europiane te vendit dhe Qeveria duhet te plotesoje kete kriter themelor politik, ka shkruar pos tjerash Ermira Mehmeti.