Mehmetaj tregon se dy të arrestuarit nga policia e kërcënuan atë: S’jemi çliru nga Serbia që me u frikësu nga një derivat i tyre siç është Kurti
Gazetari, Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se personat e arrestuar për kanosje nga Policia e Kosovës kishin kërcënuar atë. Mehmetaj thotë se kërcënimet ndaj tij vijnë nga qytetarët e ‘instrumentalizuar’ të Albin Kurtit duke shtuar se ‘nuk jemi çliru nga Serbia për me u frikësu nga një derivat i…
Lajme
Gazetari, Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se personat e arrestuar për kanosje nga Policia e Kosovës kishin kërcënuar atë.
Mehmetaj thotë se kërcënimet ndaj tij vijnë nga qytetarët e ‘instrumentalizuar’ të Albin Kurtit duke shtuar se ‘nuk jemi çliru nga Serbia për me u frikësu nga një derivat i tyre’, transmeton lajmi.net.
“Albin Kurti që i instrumentalizon qytetarët e shkretë me ia kry punën që vetë nuk guxon. Dje policia e Kosovës, njësiti i krimeve të rënda, i ka arrestuar 2 persona për kanosje ndaj meje. Ditët në vazhdim me siguri ka me i arrestu edhe disa të tjerë.Të dashur, mos i nxjerrni telashe vetës kot, nuk jemi çliru nga Serbia që me u frikësu nga një derivat i tyre siç është Albin Kurti, kështu që shterpe janë tentativat“, shkruan Mehmetaj.
Mehmetaj u bënë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve.
“Tash ju jeni në dhomë burgu a Dejona Mihaili jashtë t’u koordinu vjedhje; Martin Berishaj t’u marrë para prej Serbisë; Mimoza Kusari-Lila t’u bisedu me Radojiçiç-in e Hekuran Murati t’u ble toka në emër të dostave në Sojevë, Jashanicë e Jezerc. Nuk m’i keni dhënë mu miliardat me qeverisë me Kosovën po Albin Kurtit.
Hajde iu kërkojmë llogari bashkë e mos u bëni vegla të tyre”, shkruhet në postimin e tij./Lajmi.net/