Mehmedi paralajmëron Barçën (FOTO)

Admir Mehmedi pritet të paraqitet për Bayer Leverkusen në ndeshjen ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2015 17:29

Sulmuesi shqiptar i Bayer Leverkusen, Admir Mehmedi, insiston se është gati për Barcelonën.

Mehmedi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gati për ndeshjen e sontme ndaj skuadës katalunase.

“Barcelona, unë jam gati”, shkruan Mehmedi.

Ai deri më tani i ka realizuar katër gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë edicion.