Mehmedi në histori, barazon për Zvicrën

Admir Mehmedi është bërë shqiptari i parë që shënon gol në Kampionat Botëror. Sulmuesi nga Gostivari e barazoi rezultatin në 1:1, në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Ekuadorit.

Sport

15/06/2014 20:07

Admir Mehmedi e ka shkruar emrin e tij në histori të shqiptarëve. Sulmuesi nga Gostivari është bërë shqiptari i parë që shënon gol në një eveniment aq të rëndësishëm siç është Kampionati Botëror.

Futbollisti i Freiburgut u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë, kur Zvicra ishte duke humbur nga Ekuadori, ndërsa shënoi me kokë, pasi e mori një top nga e majta nga Rodriguez.

Momentalisht, rezultati është 1:1.