Mehaj: Do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmor që ka dhënë jetën për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen dëshmorit Husen Mulla në Shishpan të Tropojës. Me këtë rast, Mehaj ka thënë se kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë. “Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë…

Lajme

26/11/2022 21:01

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen dëshmorit Husen Mulla në Shishpan të Tropojës.

Me këtë rast, Mehaj ka thënë se kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

“Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atëdhe. Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë. Lavdia për të gjithë dëshmorët tanë, do të mbetet e përjetshme!”, ka shkruar ai në Facebook.