Meha: 1 orë stërvitje me goditje dënimi

Mrekulli në Durrës, por edhe në Bundesligën 2 gjermane. I tillë është Alban Meha, shqiptari që po shënon gola të mrekullueshëm. I konsideruar “magjistari”, Alban Meha ka rrëfyer se si ka arritur deri më sot të shënojë gola të tillë të jashtëzakonshëm. Duhet thënë se është prej disa vitesh mjeshtri i goditjeve të dënimit në…

Sport

07/03/2014 20:00

Mrekulli në Durrës, por edhe në Bundesligën 2 gjermane. I tillë është Alban Meha, shqiptari që po shënon gola të mrekullueshëm.

I konsideruar “magjistari”, Alban Meha ka rrëfyer se si ka arritur deri më sot të shënojë gola të tillë të jashtëzakonshëm.

Duhet thënë se është prej disa vitesh mjeshtri i goditjeve të dënimit në Bundesliga 2, por këtë vit duket se Albani nuk do të vendosë vetëm ndeshjet i vetëm, por edhe fatin e Paderbornit drejt Bundesligës.

Klubi i vogël po ëndërron, dhe kjo falë “magjistarit” shqiptar. Meha po siguron fitore pas fitoreje dhe tashmë Paderborni e sheh veten në vend të tretë “dhëmbë më dhëmbë” me Greuther

Furth dhe me shpresë në 11 ndeshjet e ngelura të këtij sezoni. Por, kush është sekreti i “magjistarit” të goditjeve të dënimit, siç e quajnë mediat gjermane 26-vjeçarin shqiptar?

Nuk ka ndonjë sekret të madh. Është puna, vetëm puna. Ja si e shpjegon Meha:

“Çdo ditë pas stërvitjes vendos disa lojtarë prej gome si mur, dhe gjuaj minimalisht 20 minuta nga pozicione të ndryshme në portë. Kjo gjë më jep një rehati dhe siguri të jashtëzakonshme me topin. Këto orë shtesë i bëj prej vitesh”, theksoi Meha për Sport Ekspres.

Është një moment i vetëm për të cilin ai ka nevojë për të zgjidhur një ndeshje i vetëm. Ajo për të cilën ka nevojë dhe Kombëtarja në eleminatoret e “Euro 2016”, apo jo?