Megjithatë, ylli i Napolit kthehet në kohë për ndeshjen kundër Kosovës

Ylli i Napolit, i cili luan me kombëtaren e Maqedonisë Veriore, Elif Elmas, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Kosovës.

Sport

06/03/2020 16:17

Kosova do të luajë në udhëtim kundër Maqedonisë Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve, në rrugëtimin drejt Euro 2020.

Para kësaj ndeshje, thuhej se lojtari i Napoli, Elmas, vuante nga një dëmtim, lajm ky që e vinte nën presion trajnerin Angelovski.

Por, lojtari sot ka kompletuar seancën stërvitore me Napoli, duke qetësuar kombëtaren e tij, transmeton lajmi.net.

Elmas nuk ka treguar ndonjë problem në stërvitjen e sotme dhe do të jetë gati për ndeshjen historike, siç cilësohet kjo mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës. /Lajmi.net/