Megjithatë, vjen nesër

Aleksandar Vulin së bashku me disa ministra tjerë serbë, do të vizitojnë nesër Kosovën. Ata do të marrin pjesë në një liturgji fetare në Manastirin e Deçanit.

Lajme

23/11/2013 14:14

Ministri serb i ngarkuar për Kosovës, Aleksandar Vulin do të marrë pjesë nesër në një liturgji fetare në Manastirin e Decanit.

Me këtë rast, Patriarku Irinej do ta dekorojë Zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë me nderin e rendit të parë Shën Sava, nderim ky që i epet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në këtë solemnitet, pritet të marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Neobojsha Rodic, i Punëve të Jashtme Ivan Mrkic si dhe ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovën, Mirko Krilic.

Me këtë rast, pritet që të bëhet inaugurimi i Konaku i Prizrenit në kompleksin e këtij Manastiri.

Vulin do të realizojë vizitën e tij në Kosovë, pas disa ndalesave që i ishin bërë më herët nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për ta bërë një gjë të tillë.

Ai kishte bërë kërkesën që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë rresht, por për shkak të procedurave, atij i është lejuar vetëm një ditë qëndrim.