Megjithatë, Neymar ka diçka për të buzëqeshur

Neymar ka pasur një verë të vështirë.

Sport

04/09/2019 15:50

Filloi me dëmtimin e kyçit të këmbës që e përjashtoi atë nga Kupa e Amerikës para se të dilnin akuzat për përdhunim, dhe ajo përfundoi me një rikthim të dështuar te Barcelona.

Dritarja e transferimeve tani është mbyllur dhe ai mbetet një lojtar i Paris Saint-Germain, por të qenit përsëri me kombëtaren braziliane i ka dhënë diçka për të buzëqeshur atij, transmeton lajmi.net.

Anësori bëri gjithçka që të largohej nga PSG këtë verë dhe kjo nuk i ka kënaqur shumë nga shokët e tij të klubit.

Ekziston gjithashtu një ankth ndaj tij nga disa anëtarë të bordit, por Neymar është duke u përpjekur të kthejë një faqe të re me Brazilin.

Ai ka postuar një foto të vetes duke shijuar stërvitjen me bashkatdhetarët e tij me shkrimin “lumturi”.

Brazilian këtë muaj luan dy miqësore, ndaj Kolombisë dhe Peru. /Lajmi.net/