Megjithatë, Koulibaly mund të shitet

Edhe Kalidou Koulibaly mund të largohet nga skuadra e Napolit.

Sport

18/10/2019 09:01

Shumë oferta kishte pasur në drejtim të Koulibaly, madje edhe ato prej 105 milionë eurove ishin refuzuar më parë.

Por, presidenti i skuadrës italiane, Aurelio De Laurentiis, ka kuptuar se do të vjen një kohë kur ai do të obligohet ta shes mbrojtësin më të mirë të skuadrës.

“E doja Koulibaly, kështu që refuzova 105 milionë euro, por një kohë do të vjen dhe ne do duhet ta shesim atë” ka thënë De Laurentiis, transmeton lajmi.net.

“Kushdo që thotë se nuk kemi përmirësuar mbrojtjen e ka gabim” ka shtuar tutje presidenti.

Senegalezi 28 vjeçar ka qenë objektivi kryesorë i Manchester United para se skuadra angleze të nënshkruante me Harry Maguire. /Lajmi.net/