Megjithatë, De Gea afër rinovimit me Man Utd

Portieri spanjoll, De Gea, është afër rinovimit të kontratës me Man United.

Sport

09/09/2019 17:43

David de Gea, tash e një kohë është në qendër të vëmendjes tek Manchester United, pasi lojtari është në negociata me klubin, për rinovimin e kontratës.

Deri më tani, kishte shumë dyshime nëse lojtari do të vë firmën e tij në kontratën e re, madje duke u përmendur edhe Juventus si destinacion i ardhshëm për të.

Por, raportimet e fundit të ‘Guardian’ bëjnë të ditur se një marrëveshje është afër  që të arrihet, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e portierit skadon në verën e ardhshme, por ‘Djajtë e kuq’ janë të bindur se paga prej 290 mijë funteve në javë do ta mbaj spanjollin në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/