Megi Pojani pjesë e “BBV 2”? Flet vetë ajo

Megi Pojani komentohet jashtëzakonisht shumë për veprimet e saj të njëpasnjëshme.

ShowBiz

05/06/2022 18:57

Por ajo nuk shqetësohet aspak për komentet negative në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Të premtën që lamë pas ishte e ftuar në “Më lër të flas” te vëllezërit Veshaj, ku ka rrëfyer se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenit vajzë.

E pyetur nëse e bezdisin komentet negative, ajo ka sqaruar se nuk e bezdisin fare.

“Nuk më bezdisin fare. E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem. Mbase, por më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.”, ishte shprehur ajo.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP 2”.

Megi ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka frikë nga vetja. Ajo tha se edhe nëse vendos të futet, do ta marrë vendimin në moment të fundit, sepse është e pavendosur.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër, sepse jam shumë e pavendosur”, ka thënë Megi./Lajmi.net/