Meghan markle së shpejti jep intervistën e parë si qytetare e thjeshtë

Meghan Markle do jep një intervistë për dublimin në dokumentarin ‘Elephant’.

ShowBiz

19/04/2020 16:36

Së shpejti, Meghan Markle do të japë intervistën e parë si qytetare e thjeshtë e botës.

“Good Morning America” në ABC do të ftojë Meghan të hënën për të folur për “Elephant,” dokumentarin që dubloi për Disney. “Emisionin e të hënës, Meghan Markle do të na tregojë imazhet e para të dokumentarit të Disney ‘Elephant,’” thuhet në një video promovuese të “Good Morning America.” Dokumentari me metrazh të gjatë që u publikua në Disney+ flet për një kope elefantësh që udhëtojnë në Zimbabve dhe Botsvanë.

Në titra, dublimi i kreditohet Dukeshës së Sussex.Meritat për këtë punë të Mehgan i takojnë Princ Harry-t, i cili ia propozoi idenë CEO-s së Disney, Bob Iger.