Meghan Markle nuk ka folur me Kate Middleton që prej largimit nga familja mbretërore

Meghan nuk ka folur me Kate që nga "Mexit" dhe 'nuk ka qenë kurrë më e lumtur' që prej largimit të saj nga Londra, tregon një burim për Us Weekly.

ShowBiz

28/01/2020 23:41

Meghan Markle nuk ka folur me Kate Middleton pasi ajo dhe Princi Harry u larguan si anëtarë të moshuar të Familjes Mbretërore, ka pohuar një burim, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore më 8 janar, dhe aktualisht janë duke qëndruar në Kanada pasi Harry u bashkua me gruan dhe djalin e tij atje javën e kaluar.

Ish-aktorja Meghan raportohet se kurrë nuk ka qenë kurrë më e lumtur ‘që nga largimi nga familja mbretërore dhe është e lumtur që është jashtë Londrës’.

Burimi i “Us Weekly” shton” Ajo ishte e befasuar se sa shpejt ndodhi gjithçka. Ata e dinin se do të duhet të hiqnin dorë nga titujt, por ritmi që ndodhi i befasoi të gjithë. Pallati mendoi se do të zgjaste shumë, por nuk ndodhi”.

Vendimin e çiftit e ka pranuar edhe Mbretëresha, e cila falënderoi dyshen për punën që kishin bërë dhe tha se ishte e kënaqur që kishin gjetur një mënyrë konstruktive për të ecur përpara.

Ajo shprehu dëshirën që familja të krijojë jetë të lumtur dhe paqësore, të cilën Meghan dhe Harry synojnë ta bëjnë në Amerikën e Veriut.

Lidhur me vendimin e çiftit, Mbretëresha kishte thënë se ishte në dijeni rreth pakënaqësive dhe dëshirës së çiftit për një rol më pak të spikatur.

Në një udhëtim në Afrikë vitin e kaluar, Harry pranoi se raportet e tij me William nuk ishin sikurse në të kaluarën.

Pas Megxit, u njoftua se Harry dhe MEghan nuk do të përdorin më titujt e tyre mbretëror dhe do të paguajnë rreth 2.4 milionë £ para të taksapaguesve, të shpenzuar për të rinovuar vilën e tyre. /Lajmi.net/