Meghan dhe Harry largojnë të gjithë njerëzit nga Instagrami
Princi Harry dhe Meghan Markle morën një vendim të papritur.
ShowBiz
Duka dhe Dukesha e Sussexit i larguan të gjithë personat që i kishin ‘follow’ në Instagram, shkruan E! News, transmeton lajmi.net.
Por, para se të vijnë reagimet, ata e sqaruan vetë këtë vendim.
Të njohur për promovimin e bamirësisë përmes rrjeteve sociale, prindërit e Archie Harrison kanë kërkuar që fansat të nominojnë cilat 15 llogari në Instagram duhet të kurorëzohen me “follow” gjatë këtij muaji.
“Për muajin gusht, kërkojmë ndihmën tuaj. Duam të dimë se kush është Forca juaj për Ndryshim…Çdo muaj, do të ndryshojmë llogaritë që ndjekim për të nxjerrë në pah çështje të ndryshme, njerëz apo organizata që bëjnë gjëra të mahnitshme për komunitetet e tyre dhe botën në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë ditëve në vijim do të publikohen 15 llogaritë që zgjedhin çifti. /Lajmi.net/