Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati pas vrasjes së djeshme, Policia tregon si po përpiqet t’i kapë
Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona ka tronditur Kosovën. Mefail Shkodra me dy djemt e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati, teksa nga Policia kanë thënë se janë ende në kërkim të tyre. Lidhur me këtë detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e…

Lajme
Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona ka tronditur Kosovën.
Mefail Shkodra me dy djemt e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati, teksa nga Policia kanë thënë se janë ende në kërkim të tyre.
Lidhur me këtë detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.
“Jo ende nuk janë lokalizuar me të gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbërt.. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.
Po ashtu policia publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve.
Ndryshe ngjarja tronditëse ka ndodhur dje gjatë ditës ku të vrarë mbetën Selami Hasani, Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha. /Lajmi.net/