Mefail Bajqinovci “ngacmon” sërish Ramush Haradinajn, por i bie pishman dhe e fshin postimin
Ngacmimet e akuzat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duket që nuk kanë të ndalur. Kujtojmë se dje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se në kohën e tij Milan Radojiciq ishte ndjekur dhe ndaluar nga organet e rendit dhe ligjit, ndërsa në…

Lajme
Ngacmimet e akuzat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duket që nuk kanë të ndalur.
Kujtojmë se dje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se në kohën e tij Milan Radojiciq ishte ndjekur dhe ndaluar nga organet e rendit dhe ligjit, ndërsa në qeverisjen e Albin Kurti, Mefail Bajqinovcit e Mimoza-Kusari e Dejona Mihalit ai ndërtoi villa në veri të vendit. Ai shtoi këtu se Bajqinovci dhe të tjerët janë vetëm rob të Dejona Mihalit, pa lejen e së cilës nuk mund as të flasin, as të shkruajnë statuse as të bëjnë asgjë.
Megjithatë, me postime e statuse në Facebook, i është kundërpërgjigjur Bajqinovci.
“Te ish-villa e Radoiçiqit, pasi Ramushi e përzuri atë nga Kosova dhe objektit ia dha Policisë së Kosovës dhe vuri ligj dhe rend në veriun e Kosovës. Mos të harrojmë edhe tabelat, pagesat dhe gjithçka tjetër” – tha Bajqinovci dje në një video të publikuar.
E një gjë të tillë e ka vazhduar edhe sot me një foto dhe një mbishkrim ku njofton që është në komunën e Zubin Potokut, e që e shfrytëzon rastin prapë t’i bëj “të fala” Haradinajt.
“E pershendes Ramushin nga Zubin Potok-u”, ka shkruar ai në postimin të cilin pastaj duket që e fshiu./Lajmi.net