Medvedev triumfon në finale të US Open, e ‘demolon’ Djokovicin në tri sete

Tenisti rus, Daniil Medevedev ka triumfuar në finale të US Open për vitin 2021.

Sport

13/09/2021 08:20

Medevedev në finale e mposhti tenistin serb, Novak Djokovic në tre sete 6-4 6-4 6-4.

Numri dy i botës, Medvedev arriti titullin e parë Grand Slam në karrierën e tij, pas dy finaleve paraprake të humbura (US Open 2019 dhe Australian Open 2021).

Medvedev nuk e lejoi Djokovicin që të bëhej njeriu i parë në (open era) që i fiton të gjitha katër turnetë Grand Slam përgjatë një viti kalendarik, dhe gjithashtu që të bëhej njeriu më i suksesshëm në këto turne madhore.

Djokovic mbetet kështu në numrin e 20-të të Grand Slameve, duke ndarë këtë numër me dy legjendat, Rafael Nadal e Roger Federer. /Lajmi.net