Medvedev arrin në finale të US Open

Tenisti rus, Daniil Medvedev ka arritur në finale të US Open për vitin 2021.

Sport

10/09/2021 23:25

Medevedev në gjysmëfinale mposhti kanadezin, Felix Auger Aliassime në tre sete, 6-4 7-5 6-2.

Kjo do të jetë finalja e tretë Grand Slam në karrierën e Medvedev dhe e dyta në US Open, pasi rusi e kishte arritur finalen në këtë turne madhor edhe në vitin 2019, kurse ishte finalist edhe në Australian Open të këtij viti.

Numri dy i botës në finale do të pret fituesin e duelit Zverev/Djokovic që do të zhvillohet sonte pas mesnate nga ora 02:30.

25-vjeçari do të kërkojë triumfin e tij të parë në karrierë në një Grand Slam, pasi kishte dështuar ta bëj në dy finalet paraprake.

Finalja e US Open do të zhvillohet të dielën, gjersa orari ende nuk është përcaktuar. /Lajmi.net