Mediumi francez kërkon vëmendje për talentët e Kosovës

Mediumi i njohur francez, ‘Sofoot’, i ka kushtuar një artikull special Kombëtares së Kosovës.

Sport

14/11/2019 14:19

Përmes një shkrimi, ky medium ka kërkuar që t’u kushtohet vëmendje talentëve nga Kosova, që janë të shkruajnë ndoshta historinë më emocionuese që ka parë futbolli.

“Kosova, vëmendje talentëve”, është titulli i artikullit të ‘So Foot’, përcjell lajmi.net.

‘Dardanët’ të enjten në Pilzen zhvillojnë ndoshta ndeshjen më interesante në historinë e tyre të re, ku janë mysafir të Çekisë, dhe me një fitore eventuale, do të kishin gjasa të mëdha për Euro 2020.

“Kombëtarja e re për nga historia po ashtu edhe nga mosha e lojtarëve ka përparuar me shpejtësi të madhe që nga pranimi nga UEFA në maj të vitit 2016. Ndoshta aty është befasia e Euro 2020”, shkruan tutje mediumi francez.

“Ne jemi një nga skuadrat më të reja në botë. Kemi një lojtar 16 vjeçar. Thjesht na duhet kohë”, citon gazeta një deklaratë të ish trajnerit Albert Bunjaki në vitin 2016.

Tri vjet pas, Bunjaki nuk është trajner i Kosovës, por fjalët e tij janë aty, me ‘Dardanët’ që janë dy ndeshje larg kualifikimit në Euro 2020./Lajmi.net/