Mediet në Spanjë turpërojnë Realin pas humbjes nga Shakhtar

Ballinat e gazetave në Spanjë i janë kushtuar Real Madridit që ka pësuar një humbje shokuese në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk.

Sport

22/10/2020 10:44

Skuadra e Zidanes pati një pjesë të parë tmerruese, ku ishte në disavantazh 0-3.

Me disa zëvendësime, Reali arriti të ngushtonte epërsinë deri në 2:3 në pjesën e dytë, por jo të evitonte humbjen.

Kjo humbje bëhet edhe më shqetësuese për Realin, që në fundjavë takohet me Barcelonën.

“Çdo ditë është më e keqe. Madrid në rënie të lirë… dhe të shtunën Barcelona”, shkruan Marca, përcjell lajmi.net.

“Të turpëruar”, ka shkruar AS.

Sport i ka kujtuar tifozëve të Real Madridit se i pret një takim me Barcelonën.

“Kampionët qesharak. Një nivel i tmerrshëm i paraqitjes së tyre para El Clasico”, shkruan Sport./Lajmi.net/