Mediet në Spanjë: Sezoni i Pedrit duket se ka mbaruar

Lëndimi i Pedrit duket të jetë më serioz nga sa është menduar.

Sport

15/04/2022 12:10

Sipas medieve në Spanjë, futbollisti me shumë gjasë e ka humbur pjesën tjetër të sezonit.

 

Futbollisti u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt në kuadër të çerekfinales së dytë të Europa Leagues.

21-vjeçarit iu paraqitën probleme me kofshën e majtë, me ç’rast u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Mësohet se lojtari e ka një këputje në bicepsin e djathtë, afër femurit.

Lojtari së fundi shkëlqente me fanelën “blaugrana” me ç’rast fitoi vend të pakontestueshën në formacionin startues./Lajmi.net/