Mediet në Spanjë: Ky është çmimi që Barca ia ka vendosur Dembele

Barcelona do të lejojë largimin e Ousmane Dembele, nëse ndonjë skuadër përmbush kërkesat e tyre.

Sport

19/06/2019 16:49

Ylli francez i transferuar te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, asnjëherë nuk ka arritur të shpaguajë besimin e dhënë nga skuadra katalane.

Prurjet e mundshme në ‘Camp Nou’, kanë bërë që Barcelona t’i hap derën e largimit Dembele.

Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se Barcelona do të lejojë largimin e Dembele, nëse dikush ofron për të 110 milionë euro.

Skuadrat pretendente për të nënshkruar me Dembele janë Liverpool dhe PSG./Lajmi.net/