Mediet në Itali zbulojnë se çfarë do të ndodh me CR7 pas veprimit në derbi kundër Milanit

Mënyra se si u largua Cristiano Ronaldo nga fusha në derbin kundër Milanit, nuk i ka pëlqyer askujt te Juventus.

Sport

12/11/2019 09:12

Juventus ka mposhtur Milanin 1:0 në fundjavë me një gol të Paulo Dybala, i cili erdhi në lojë duke e zëvendësuar Cristiano Ronaldon në fillim të pjesës së dytë.

Ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak portugezit, i cili nuk u ndal fare te bankina e bashkëlojtarëve, por i zemëruar u nis drejt zhveshtores, teksa raportohej se është larguar nga stadiumi edhe para përfundimit të ndeshjes.

Trajneri Maurizio Sarri është munduar të jutifikonte zemërimin e Ronaldos, por shtypi italian raporton Fabio Paratici dhe Pavel Nedved, do ta takojnë portugezin për të kërkuar shpjegime, dhe do t’i rekomandojnë që të mos përsëriten episode të tilla.

Ronaldo për veprimin e tij nuk ka kërkuar falje, por ka bërë një postim për ndeshjen në Instagram.

“Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”, ka shkruar Ronaldo./Lajmi.net/