Mediet në Bullgari me shumë optimizëm: Koha për fitore

Në prag të ndeshjes Bullgari – Kosovë, optimizmi po mbretëron në të dy shtetet.

Sport

10/06/2019 09:13

Në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, të dy kombëtaret duket se do të futen për grumbullimin e tri pikëve.

Lojtarët dhe selektori i Kosovës kanë bërë të ditur se udhëtojnë për tri pikët, njësoj sikurse selektori i Bullgarisë.

Por, në Bullgari, janë edhe mediet ato që po besojnë se është koha që kombëtarja e tyre të shënojë fitore.

‘Sportal.bg’ në ballinë mban lajmin me titullin ‘Koha për fitore’, referuar sfidës Bullgari – Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Edhe pse skuadër e re dhe pa përvojë, Kosova ka treguar se është e gatshme të prish hesapet në grup. Pas barazimit kundër Bullgarisë, ata vodhën një pikë në Mal të Zi në raundin e fundit. Ata kanë dhënë fjalë të mëdha, por mbetet të shihet nëse do t’i përmbushin ato” thuhet ndër të tjerash në shkrimin e portalit më të madh të sportit në Bullgari.

Ndër të tjerash, ata ‘i gëzohen’ lëndimit të yllit kosovar, Arbër Zeneli, të cilin e shohin si mungesën më të madhe. /Lajmi.net/