Mediet në Azerbajxhan: Kosova na turpëroi

9:50 | 22 Nentor 2018

Tifozët, populli dhe mediet e Azerbajxhanit janë befasuar nga rezultati i thellë i humbjes së kombëtares së tyre ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të mbaj vendin e parë në grupin 3 në Ligën D, duke e mundur 4:0 Azerbajxhanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Humbja me këtë rezultat, është cilësuar turpëruese në Azerbajxhan.

“Përfaqësuesja e Azerbajxhanit turpërohet në Kosovë”, ka shkruar azerisport.com, përcjell ‘lajmi.net’.

Me humbjen ndaj Kosovës, Azerbajxhani ka humbur mundësinë që përmes Play Off të kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian të vitit 2020./Lajmi.net/