Mediet gjermane: Valmir Sulejmani po rikthehet te Hannover

Valmir Sulejmani po rikthehet te Hannover.

Sport

21/07/2020 17:57

Kështu së paku raportohet në mediet gjermane, që bëjnë të ditur se sulmuesi nga Kosova ka kryer testet mjekësore te Hannover, përcjell lajmi.net.

Sulejmani, në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Mannheim, duke luajtur në Ligën e Katërt dhe të Tretë gjermane. Edhe pse u ballafaqua me shumë lëndime, ai arriti të linte gjurmë në fushë, sa herë që paraqitej.

24 vjeçari Sulejmani, e njeh mirë ambientin te Hannover, duke qenë pjesë e kësaj skuadre për shumë vite, ku kishte mbërritur deri te skuadra A.

Te Hannover, ai do të gjejë Florent Muslijan, një tjetër talent nga Kosova.

Hannover është pjesë e Bundesligës 2, dhe paraqitjet e mira atje do t’i mundësonin një ftesë nga Bernard Challandes, për t’u rikthyer te Kosova.

Kujtojmë se Sulejmani ka qenë pjesë e Kosovës në ndeshjen historike të vitit 2014 kundër Haitit në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë./Lajmi.net/